Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
A është humbja e shijes simptomë e gripit sezonal? Tregon mjeku familjar, dr. Bajram Ajeti

Gjatë emisionit “Takim virtual me Shëndritin”, të premten mbrëma, ku ishte i ftuar mjeku familjar, dr. Bajram Ajeti, u diskutua edhe për simptomat e gripit sezonal.

Një çështje që u diskutua në lidhje me këtë aspekt ishte ajo se a janë simptoma të gripit sezonal humbja e shijes dhe nuhatjes. Ajeti tregon se deri më tani nuk është vërejtur simptoma e mungesës së shijes dhe nuhatjes te personat e sëmurë me grip sezonal.

“Deri më tani nuk kemi pasur pacientë të cilët kanë vuajtur nga gripi sezonal dhe kanë pasur humbje të shijes dhe nuhatjes. COVID-19 është shoqëruar me këto dy simptoma, ashtu që shija dhe nuhatja janë kthyer pas një kohe kur pacienti e ka kaluar virusin. Te disa persona është kthyer më shpejt, te disa më vonë. Gjithsesi, deri më tani të themi se humbja e shijes dhe nuhatjes nuk janë simptoma të gripit sezonal”, përfundoi ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë