Enj, Maj 7, 2026
Banner Top
Banner Top
A e dini se koha ideale e gjidhënies për beben zgjat 45 minuta deri në 1 orë?

Që nga viti 2023, Komuna e Prishtinës ofron programin e vizitave falas në shtëpi për gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë nga mosha 0 deri në 3 vjeç. Ky program synon të ofrojë mbështetje profesionale dhe këshilla të vazhdueshme për nënat dhe familjet e tyre gjatë periudhës së shtatzënisë dhe rritjes së hershme të fëmijëve.

Pjesë e këtij programi janë edhe infermieret në terren, të cilat njoftohen nga afër me gjendjen e nënës dhe të fëmijës, vlerësojnë nevojat dhe gjendjen e tyre shëndetësore, si dhe ofrojnë këshillat e nevojshme për prindërit lidhur me kujdesin ndaj foshnjës.

Një ndër temat kryesore për të cilat nënat këshillohen gjatë këtyre vizitave është edhe gjidhënia dhe mënyrat e duhura të realizimit të saj.

Lidhur me këtë, Blerona Fazliu, e cila punon si infermiere në terren në kuadër të këtij programi, ka shpjeguar se koha ideale e gjidhënies për foshnjën është deri në një orë, në mënyrë që fëmija të përfitojë vlerat ushqyese të qumështit të gjirit.

Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë që nëna gjidhënëse të jetë sa më rehat gjatë këtij procesi.

“Së pari ne i themi nënës që ti duhet të jesh rehat, pastaj ta mbajë beben, sepse koha ideale e mbajtjes së bebes në gji është 45 minuta deri në një orë, që t’i marrë komplet yndyrat e gjirit. Për këtë arsye i themi nënës që një herë duhet të rehatohet ti, ta gjejë pozitën siç të përshtatet, pastaj ta marrë beben dhe ta vendosë në gji”, shpjegon Fazliu.

Angazhimet dhe postimet informuese të këtij programi mund t’i gjeni në profilin e tyre në rrjetin social Facebook, në faqen Përkujdesje në Shtëpi për Nënat dhe Fëmijët 0-3 vjeç.

Në videon më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë, ku Afërdita Krasniqi, koordinatore, Lisjeta Emini, bashkëpunëtore, dhe Blerona Fazliu, infermiere në terren, shpjegojnë në detaje gjithçka që ofron ky program.

Youtube

Arkiva

Kategoritë