Enj, Mar 26, 2026
Banner Top
Banner Top
A e dini që e kuqja dhe portokallia janë në mesin e ngjyrave që nuk rekomandohen në dhomën e gjumit?

Arkitekti Dukagjin Dedaqi nga Studio e Arkitekturës “Ten Ten Arch” ishte i ftuar në emisionin “Familja Jonë”, ku foli rreth rëndësisë së ngjyrave dhe dizajnit të shtëpisë në humorin e banorëve të asaj shtëpie.

Në një video të shkurtër, Dedaqi shpjegon se cilat ngjyra nuk rekomandohen në dhomën e gjumit, si dhe cilat ngjyra janë të përshtatshme për të sjellë qetësi dhe relaks.

“Ngjyrat e forta, si e kuqja dhe ngjyrat e portokalltë, janë shumë të bukura, por fatkeqësisht mund të kenë edhe efekt negativ. Ngjyra e kuqe, për shembull, mund të shkaktojë irritim dhe nervozizëm,” ka shpjeguar Dedaqi.

Shpjegimin e tij e gjeni në këtë video të shurtër:

Ndërkaq, në videon e plotë të rubrikës, arkitekti flet edhe për:

  • Gabimet që njerëzit bëjnë me vendosjen e pasqyrave dhe pikturave në ambientet e shtëpisë
  • Si të bëhen ndryshime të lehta që e bëjnë ambientin të duket më i madh ose më i vogël
  • Detaje mbi punën e kompanisë Ten Ten Arch dhe ofertat që ajo ofron për klientët

Youtube

Arkiva

Kategoritë