Gjatë një bisede në emisionin “Familja Jonë”, farmacisti Fatos Lushaku flet për përdorimin e saktë të suplementeve, duke theksuar rëndësinë e vitaminës D dhe mënyrën e duhur të konsumimit të saj.

Një nga temat e diskutuara është se a duhet të merret vitamina D gjatë gjithë vitit apo vetëm në dimër.
“Edhe verës, edhe në shumë vende tropikale ka mungesë të (vitaminës D), sepse ajo merret nga rrezet e diellit. Kryesisht merret kur dielli është në ekuator, kur është në pikën më të afërt me Tokën,” – shpjegon Lushaku.
Ai gjithashtu thekson se ekspozimi i duhur dhe i mjaftueshëm në diell është i nevojshëm për të marrë këtë vitaminë në formë natyrale.
Në videon më poshtë mund të shikoni përgjigjen e farmacistit për pyetjen se a duhet të merret vitamina D gjatë gjithë vitit apo vetëm në dimër.
Kurse në këtë video gjendet intervista e plotë me Fatos Lushakun, ku ai jep të gjitha informacionet e rëndësishme mbi përdorimin e saktë të suplementeve dhe marrjen e vitaminës D.













