Pre, Tet 9, 2026
Banner Top
Banner Top
AKU zbulon bakterin e rrezikshëm te salçiçet Wudy që shiten edhe në Kosovë, bënë thirrje për mos konsumin e tyre

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar për konstatimin e një bakteri të rrezikshëm në disa prodhime të markës së salçiçeve Wudy që shiten në Shqipëri. Bëhet fjalë për  bakterin “Listeria monocytogenes”, i cili nëse futet në sistemin tretës mund të shkaktojë një mori problemesh.

AKU thekson se gjithçka ka ndodhur pas një njoftimi nga sistemi RASSF i Bashkimit Europian në lidhje me sigurinë ushqimore.

“Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu. Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë”, njofton AKU.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Faku.gov.al%2Fposts%2Fpfbid022Tez2uu9Ksp9ctVnHbmjghsPrimwzmADAvBL5BdwhkGS1Ft8doZqcPL9MszXUtX4l&show_text=true&width=500

Youtube

Arkiva

Kategoritë