Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Insomania dhe problemet që mund t’i shkaktoj në organizëm

Nëse flini më pak se 6 orë, sipas studimeve ju jeni të ekspozuar ndaj rreziqeve sa i përket shëndetit.

Rreziqe këto nga më të ndryshmet, nga dehidratimi e derit te harresa e theksuar.

Dehidrimi

Kur trupi nuk plotëson të paktën 8 orë gjumë, fillon të dehidratohet gradualisht. Këtë gjë ju mund ta vëreni me ndjenjën e lodhjes, e cila ju shfaqet gjatë tërë kohës. E vetmja mënyrë për të rregulluar këtë gjë është prija e ujit dhe përmisimi i orarit të gjumit.

Problemet me zemër

Gjumi i realizuar më pak se 5 orë ka një ndikim negativ në shëndetin e zemrës suaj. Në veçanti shanset tuaja për të zhvilluar sëmundje kronike të zemrës ose për të pësuar një goditje në tru, rriten nëse ju nuk flini sa duhet.

Harresa fillon të shfaqet

Sipas ekspertëve, rrugët midis qelizave të trurit krijohen gjatë kohës kur ju flini. Kështu që tek ata që flenë pak orë, gatishmëria dhe përqendrimi mund të bie deri në 32%. Si pasojë e kësaj nuk do të jeni në gjendje të mbani mend edhe aq shumë.

Ju sëmureni më shpesh

Humbja e gjumit mund të dëmtojë aftësinë e trupit tuaj për të luftuar sëmundjet e ndryshme dhe imuniteti i trupit bie dukshëm. Studiuesit gjithashtu zbuluan një marrëdhënie reciproke midis gjumit dhe sistemit imunitar, ku disa persona, në bazë të organizmit, humbin peshë e disa të tjerë shtojnë.

Nuk mund të mendoni qartë

Kur ju nuk merrni energji të mjaftueshme nga gjumi, mendimet e juaja nuk mund të jenë edhe aq të qarta. Një pjesë e trurit ka nevojë për gjumë, e pjesa tjetër mundohet të fokusohet në mendime. Funksionet e trurit, përfshirë kujtesën, vendimmarrjen, arsyetimin dhe zgjedhjen e problemeve, përkeqësohen. Prandaj është e domosdoshme të keni mjaftueshëm gjumë që të keni mendime sa më të qarta.

Nëse të gjitha këto rreziqe shëndetësore nuk ju bindin të flini më shumë, të paktën bëjeni për pamjen tuaj. Gjumi ndikon në plakje të parakohshme.

Sipas hulumtimeve përkatëse, ata që flenë më pak, kanë shenja të shtuara të plakjes në lëkurë. \healthine\

Youtube

Arkiva

Kategoritë