Në Prishtinë para objektit të Qeverisë është mbajtur protesta e dytë e organizuar për rastin e përdhunimit të 11 vjeçares.
Me pankartat “Gra armatosuni”, “Shteti fajtor”, “Dorëheqje prokurori”, në protestë po bëhet thirrje që drejtësia të vihet në vend.
Kjo është protesta e dytë e organizuar në Prishtinë për këtë rast, pas asaj të 31 gushtit.
Gjashtë personave të arrestuar nën dyshimin se në muajin qershor kishin kryer tri vepra, ndër to atë të trafikimit të 11-vjeçares në Prishtinë, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. 11-vjeçarja dyshohet se është dhunuar edhe nga pesë persona më 27 gusht.