Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Në Shërbimin e Elektrofiziologjisë për dy ditë me radhë do të kryhen raste të studimit elektrofiziologjik të zemrës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka njoftuar se në Shërbimin e Elektrofiziologjisë të Klinikës së Kardiologjisë për dy ditë me radhë do të kryhen raste të studimit elektrofiziologjik të zemrës, në përkrahje dhe mbikëqyrje të ekspertëve të jashtëm.

Pjesë e kësaj ndërhyrjeje do të jenë , ekspertët e fushës së elektrofiziologjisë Dr. Edmond Haliti dhe Dr. Xhevdet Krasniqi në mbikëqyrje dhe përkrahje nga eksperti i jashtëm Dr. Valon Spahiu.

“Gjatë ditës së sotme dhe nesër, ekspertët e fushës së elektrofiziologjisë Dr. Edmond Haliti dhe Dr. Xhevdet Krasniqi në mbikëqyrje dhe përkrahje nga eksperti i jashtëm Dr. Valon Spahiu (kardiolog dhe ekspert i elektrofiziologjisë së zemrës nga SLK- Klinikum Platenwald ne Heilbronn të Gjermanisë), do të realizojnë studimin elektrofiziologjik dhe ablacionin me radio-frekuencë te disa pacientë me takikardi supraventrikulare, para ngacmueshmëri ventrukulare dhe flater atrial (rrahjet e shpejta të zemrës me potencial përkeqësimi).”, thuhet në njoftim.

Tutje SHSKUK thekson se këto sëmundje kardiologjike janë mjaftë të shpeshta në popullatën tonë dhe prekin zakonisht moshat e reja dhe mesatare. Përparësia e trajtimit të tyre me këtë procedurë moderne, teknologjinë bashkëkohore dhe ekspertizën profesionale qëndron në faktin se shumica e këtyre pacientëve arrijnë të shërohen plotësisht.

Youtube

Arkiva

Kategoritë