Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës mjekët kanë intervenuar tek një pacient, duke i hequr një cist, i shfaqur në të dy anët e veshkës.
Kjo sëmundje është e rrallë në praktikat mjekësore dhe është trajtuar nga një ekip mjekësor, i përbërë nga kirurgë abdominalë dhe urologë, për herë të parë në Kosovë.
Operacioni është realizuar me përdorimin e aparaturës bashkëkohore (thika ultrasonike), e cila është vënë në dispozicion të Kirurgjisë Abdominale dhe tashmë është pjesë e punës së përditshme në këtë klinikë.
Intervenimi është kryer nga kirurgët e përgjithshëm, dr. Valon Zejnullahu, dr. Salih Krasniqi, dr. Ismet Shaqiri, si dhe urologëve dr. Destan Kryeziu, dr. Liridon Selmani, dr. Driton Ferizi dhe dr. Artan Elshani.
Ekipi është asistuar nga instrumentarët Xhevrije Jashanica dhe Kumrije Mjaku dhe anesteziologia Sebahate Gashi.