Sipas rezultateve të një studimi të kryer së fundmi, fëmijët që thithin gishtin e tyre apo kafshonjë thonjtë zhvillojnë më pak alergji se fëmijët e tjerë.
Sipas autorëve të revistës Pediatrics kjo ndodh për shkak të ekspozimit më të lartë të këtyre fëmijëve ndaj baktereve.
Këto mikrobe të marra nëpërmjet thithjes së gishtit apo kafshimit të thonjve forcojnë sistemin imunitar të fëmijëve duke i bërë ata më pak të prekshëm nga virozat e stinës apo alergjive të formave të ndryshme.
Në studim janë marrë fëmijë të moshave 5, 7,9 dhe 11 të cilët fusin gishtin në gojë apo kafshojnë thonjtë dhe rezultatet përfundimtare të studimit lidhen me të dhënat që janë marrë nga njerëzit të moshës 13-33 vjeç ( të cilët në fëmijërinë e tyre kishin zakonet e lartëpërmendura)
Rreth një e treta e fëmijëve që thithnin gishtin në moshën 13 vjeçare ishin 80%
më pak të riskuar ndaj alergjive në krahasim me moshatarët e tyre.
Pra, mos u mundoni që t’ia hiqni fëmijës këtë “ves” para kohe.