Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
NEUROZA KARDIAKE OSE FOBIA KARDIAKE

Shkruar nga Dr. Gëzim Berisha – Kardiolog


ℹ️ Neuroza kardiake është një gjendje shëndetësore që karakterizohet me ankesa të natyrës kardiake por pa shkaktar organik të sëmundjeve të zemrës. Ndryshe njihet edhe si fobia kardiake.
ℹ️ Pacientët me neurozë kardiake janë vizitues të shpeshtë të spitaleve duke ankuar me ankesa që në radhë të parë duken mjaft tipike për sëmundje të zemrës siq janë dhimbjet e gjoksit, frymëzënja, ndjenjë e rrahjeve të crregulta të zemrës etj. Ata shpeshherë janë tmerrësisht të frigësuar se janë duke pësuar sulm në zemër, ndalje të zemrës apo dhe vdekje. Por edhe pas një sërë kontrollash të realizuar në detaje do të rezulton se ata gëzojnë një shëndet të plotë të sistemit kardiovaskular. Mirëpo pacientët e njëjtë shumë shpejt do të riparaqiten me ankesa të njëjta.
ℹ️ Këta pacient zakonisht lexojnë shumë për sëmundje të zemrës, matin shumë shpesh pulsin e tyre dhe shtypjen arteriale, ndërsa ndjehen mirë dhe të sigurt vetëm afër apo mbrenda ambienteve spitalore.
ℹ️ Statistikat kanë treguar se 30 deri 40% e pacientëve që kane ankesa kardiake në fakt vuajnë nga neuroza kardiake, ndërsa rreth 5 % e popullësisë së përgjithshme vuajnë nga fobia kardiake.
ℹ️ Kur ky pacient paraqitet për herë të parë për ndihmë mjekësore atëherë duhet realizuar një ekzaminim kardiovaskular i detajizuar për të përjashtuar sëmundjet e zemrës dhe tek atëherë mund të diagnostikohet neuroza kardiake. Këto ekzaminime përfshijnë së paku analizat laboratorike, EKG, stress tetsi (ergometria) dhe ekokardiografia.
ℹ️Trajtimi konsiton kryesisht në psikoterapi mirëpo së paku përkohësisht pacienti mund të ketë nevoje edhe për sedues dhe antidepresiv. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë