Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
“Takimi virtual me Shëndritin” rifillon nesër

Pas pushimit sezonal, emisioni “Takim virtual me Shëndritin” do të fillojë prej nesër nga ora 21:00.

Sikurse edhe sezonin e parë, ky emision do të jetë hapësirë për shumë diskutime rreth temave të ndryshme që janë në interes të shoqërisë.

Nesër (e mërkurë), mysafirja e parë  do të jetë Violeta Pirana nga shoqata “Reneseanca”, si dhe përfaqësuese e “Race For the Cure Kosova”, me të cilën do të diskutohet për ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit.

Sigurisht, gjatë emisionit do të flitet edhe për ngjarjen “Race For the Cure Kosova” e cila është ngjarja më e madhe sportive për shëndetin e grave. Kjo  ndihmon organizatat dhe spitalet e kancerit të gjirit për të mbledhur fonde dhe për ta rritur ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit.

Race For the Cure tashmë organizohet çdo vit, ku përmes vrapimeve dhe ecjeve, synohet të vetëdijësohen njerëzit ndaj kësaj sëmundjeje.

Kushdo që ka pyetje në lidhje me temën që do të diskutohet, këtë mund ta bëjë duke u orientuar në portalin “Familja Jonë”, ose edhe gjatë kohës kur intervista është duke u zhvilluar drejtpërdrejt, në hapësirën për komente.

Për këto e shumë të tjera, ndiqeni emisionin “Takimi virtual me Shëndritin”, më fillim nga ora 21:00, vetëm në faqen “Familja Jonë”, në Facebook. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë