E dimë që ushtrimet e rregullta janë të mira për shëndetin tonë. Ekspertët këshillojnë që edhe 20 minuta ecje të shpejtë në ditë mund të na ndihmojnë të jetojmë më gjatë. Pra, ka kuptim të supozojmë se sportistët do të jetojnë edhe më gjatë, apo jo? Por, cili lloj sporti është më i miri në atë drejtim?
Një studim shkencor i vitit 1993 nga Skandinavia analizoi 2.613 sportistë më të mirë finlandezë (meshkuj) dhe i ndau në tri grupe të ndryshme.
Në të parin, kishte sportistë të fortë që merreshin me boks, mundje ose peshëngritje. Grupi i dytë përfshin ata që luajnë sporte ekipore – futbollistë, basketbollistë dhe lojtarë hokeji. Në grupin e tretë, kishte atletë, qëndresa e të cilëve është forca dhe ata vrapojnë në maratonë, vrapim në distanca të gjata ose vrapime tjera.
Studiuesit pastaj i krahasuan këta atletë me 1.712 meshkuj të zakonshëm finlandezë që nuk ishin atletë aktivë. Rezultatet treguan se mesatarisht, sportistët me pesha jetuan 1.6 vjet më gjatë, atletët që stërvitin sportet e ekipeve 4 vjet më gjatë, kurse vrapuesit, maratonistët dhe të tjerët nga ai grup, jetuan 5.7 vjet më gjatë – shkruan Labmate.
Studimi, krahasuar me ata që nuk merren me sport, tregon se atletët kanë më pak të ngjarë të vdesin në mosha të hershme. Kështu, vrapuesit kishin 43 për qind, atletët e sporteve ekipore 33 për qind dhe ata që praktikojnë artet marciale 10 për qind më pak rrezik për vdekje para kohe.