Shqipëria vazhdon të ketë një situatë pozitive të pandemisë COVID-19 pasi prej shumë ditësh rastet e reja janë në nivel minimal.
Gjatë 24 orëve të fundit nga 2,821 testime, kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste Malësi e Madhe, 2 raste në Kavajë, 1 rast në Fier, Përmet, Bulqizë.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete dhe në nëntë ditët e fundit ka pasur vetëm një viktimë.
Rastet aktive në të gjithë vendin janë 202, ku qarku me numrin më të lartë është Shkodra.
Statistika (09 Qershor 2021)
Testime totale 746,268
Raste pozitive 132,415
Raste të shëruara 129,761
Raste Aktive 202
Humbje jete 2,452
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 56
Tiranë 53
Berat 31
Lezhë 15
Korçë 13
Elbasan 13
Vlorë 4
Gjirokastër 4
Durrës 4
Fier 4
Kukës 2
Dibër 3