Ka vdekur Rifat Lila, doktor i njohur nga Gjakova, ai ishte autor i 89 punimeve shkencore.
Lajmin për vdekjen e tij e bën të ditur nga Oda e Mjekëve të Kosovës me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Dr Lila ka qenë doktor i shkencave, specialist dhe profesor. Studioi në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad. Pas tre viteve pune në Novi Sad kthehet në Gjakovë, në kombinatin e pambukut “Emin Duraku”. Në vitin 1978 filloi studimet pasdiplomike dhe specializimin nga Mjekësia e Punës”
“Pas luftës shpallet qytetar nderi i Gjakovës. Pensionohet si profesor i mjekësisë së punës doktor i shkencave. Në vitin 2019, Oda e Mjekëve të Kosovës i jep Dekoratën Nderi i Mjekut “Ali Sokoli” për kontributin e veçantë në themelimin dhe zhvillimin e shërbimeve dhe institucioneve shëndetësore në Kosovë Dr. Rifat Lila është autor i 89 punimeve shkencore në vend, Tokio, Kajro dhe Peçuj. është autor i një monografie, 3 librave. Gjithashtu është bartës i shumë certifikatave nga Kardiologjia, Pulmologjia dhe Mjekësia preventive”, thuhet në njoftimin e OMK-së.