Die, Dhj 1, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka janë nyjet heberden?

Shkruan: Dr. Fidan S. Berisha Reumatolog/Rheumatologist

Nyjet e Heberden janë rritje apo fryerje (zgjatime) të forta kockore që zhvillohen në nyjet distale interfalangeale (DIP) (nyjet më të afërta me majen e gishtërinjëve, si te duarve poashtu dhe të këmbëve), më shpesh preken gishti i 2-të dhe i tretë (por mund të preket çdo gisht), formohen nga zgjatimet të dukshne të kërcit artikular në bazën e falanges terminale në të sëmuret me osteortrit. Pra ato janë një shenjë e osteoartritit të përgjithshem i cili ka përfshirë dhe nyjet e tjera, kryesisht shkaktohen nga formimi i osteofiteve (zgjatimeve kalcifikuese) të kërcit artikular (të nyjës) në përgjigje të traumave të përsëritura në nyje. Mund të shkaktojne si deformime, shtremberime deri ngjitja apo zhdukja e artikulacionit te gishtit gjë qe si proces mund te përcillet me ndjeshmeri si palpatore poashtu dhe ne qetesi, skuqje ajtje mpirje dhe dhimbje me kufizim të lëvizjeve deri ne humbje te funksionit te nyjet.

Nyjet e Heberden zakonisht zhvillohen në moshën e mesme, duke filluar ose me një ënjtje kronike të nyjeve të prekura ose me një fillim të papritur të dhimbshëm me skuqje, mpirje dhe humbje të shkathtësisë manuale. Ky inflamacion dhe dhimbje fillestare përfundimisht mund të qetësohet pas një kohe, dhe pacienti ka mbetur me një fryerje të përhershme të eshtrave që paraqiten ne pjesen anësore te nyjës se poshtme të majes së gishtërinjëve (DIP). Nyjet Bushard (Bouchard) gjithashtu mund të jenë të pranishme, këto janë rritje të ngjashme të eshtrave në nyjet proximal interfalangeal (PIP) (nyjet e mesme të gishtërinjve), dhe gjithashtu shoqërohen me osteoartritin – por të cilat edhe si të vetme mund të jenë karakteristik kryesisht e gjetjeve në sëmundjet inflamatore reumatike siq është artriti reumatoid! – (Nyjet e Bushard gjithashtu shpesh janë të pranishëm në artistët e arteve marciale, pjeserisht në Xhudika dhe praktikuesit brazilianë të xhud-jitsu-së.)

Nyjet e Heberden janë më të shpeshta tek femrat sesa tek meshkujt, dhe duket se ka një përfshirje të komponentës gjenetike – trasheguese ecila duket qe është e lidhur me gjininë, si një gjendje predispozuese ndaj shfaqjes së kësaj problematike. Pra është mbizotëruese tek femrat; recesive tek meshkujt ose sekondare ndaj traumave. Nyjet Heberden vlerësohen si problematikë shoqëruese të osteo-artropatisë degjenerative dhe janë të lidhura me moshen!

(Këto nodule u emruan simbas autorit i cili i përshkroi për herë të parë William Heberden (Londer / 1710–1801)Mos jeto më dhimbje dhe siklet…Ne ofrojmë mundësi trajtimi… /FamiljaJonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë