Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (67 vjeç), Gjakovë 1 rast (88 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Novobërdë 1 rast (50 vjeç), Pejë 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 103.815 raste nga 517.734 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.125 raste të vdekjes.