Përbërësit: 4 patëllxhanë 1 vezë Majdanoz 200 g gjizë Kripë Piper
Pastrojmë bishtat dhe presim pjesë lart te patëllxhanët, i gërryejmë pjesën brenda në formë varke. Në tas rrahim vezën me gjizën, majdanozin, kripë dhe piper, shtojmë tulin e patëllxhanit. Vendosim patëllxhanët në tavë të lyer me vaj ulliri, I mbushim dhe i shtojmë pak vaj sipër. I pjekim në furrë të para ngrohur me 180 gradë për 50 minuta.
Living