Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kategorizimi i ri – 6 komuna futen në zonën e kuqe

Ministria e Shëndetësisë ka bërë kategorizimin e ri të komunave sipas zonave, bazuar në rezultatet e IKShPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Nga sot e deri më 5 mars, në zonën e kuqe janë 6 komuna:

Prishtina, Fushë-Kosova, Obiliqi, Zveçani, Peja, Lipjani.

Në “Zonën e verdhë” janë 10 komuna:

Mitrovica e Jugut, Gjilani, Mitrovica e Veriut, Gjakova, Vushtrria, Leposaviqi, Graçanica, Ferizaj, Podujeva, Vitia.

Në “Zonën e gjelbër” janë 22 komuna:

Zubin-Potoku, Kllokoti, Deçani, Prizreni, Rahoveci, Shtimja, Klina, Ranillugu, Mamusha, Kaçaniku, Istogu, Suhareka, Skenderaj, Kamenica, Drenasi, Novobërda, Malisheva, Dragashi, Juniku, Shtërpca, Hani i Elezit, Parteshi.

Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë:

Peja nga e zona e verdhë ka kaluar në të kuqen

Lipjani nga e verdha ka kaluar në të “kuqen”

Ferizaj nga e gjelbra ka kaluar në të verdhen

Gjilanit nga e gjelbra ka kaluar në të verdhen

Vushtrria nga e gjelbra ka kaluar në të verdhen

Graçanica nga e gjelbra ka kaluar në të verdhen.

Youtube

Arkiva

Kategoritë