Ministria e Shëndetësisë sërish ka bërë kategorizimin e komunave në varësi të numrit të të infektuarve brenda javës.
Sipas njoftimit për media thuhet se në zonën e kuqe në të cilat bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës, janë katër komuna si Prishtina, Fushë Kosova, Suhareka dhe Zveçani.
Në njoftim tutje thuhet se në zonën e verdhë ku bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, apo komunat prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës, janë 11 komuna.
“Lipjan, Obiliq, Vushtrria, Prizren, Peja, Gjakova, Podujeva, Ferizaj, Mitrovica e Jugut dhe Mitovica e Veriut”, thuhet në njoftim.
Ndërsa në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës, janë 24 komuna.
“Vitia, Rahoveci, Gjilani, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Leposaviqë, Zubin Potoku, Mamush, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shtërpca, Graçanica dhe Shtimja”, thuhet tutje në njoftimin e MSH-së.