Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vaksinat janë shumë të sigurta, vlerëson rregullatori britanik i barnave

Vaksinat nga Pfizer-BioNTech dhe nga Oksford-AstraZeneca që iu jepen miliona njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar nga Shërbimi Shëndetësorë Kombëtar janë jashtëzakonisht të sigurta, me disa efekte anësore të pritshme, vlerëson rregullatori britanik i barnave.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, rregullatori vlerësoi raportet e sigurisë nga gati shtatë milionë doza të dhëna deri më 13 janar – kryesisht me ato të Pfizer.

Bëhet e ditur se u raportuan rreth 22,820 reagime të dyshuara dhe se ishin prekur rreth tre në çdo 1,000 njerëz të vaksinuar.

Pothuajse të gjitha rastet ishin të lehta, të tilla si lëndimi i krahut ose sëmundje e ngjashme me gripin.

Këto pasoja nuk janë vetë sëmundja, por reagimi i trupit ndaj vaksinës.

Njerëzit zakonisht bëhen më mirë brenda dy ditësh, thotë Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA).

Reaksione të rënda alergjike ndaj vaksinës Pfizer-BioNTech mund të ndodhin por janë shumë të rralla – midis një dhe dy rasteve për 100 mijë doza të administruara, vlerësojnë ekspertët.

MHRA ka marrë 101 raporte të lidhura me alergjinë.

Mjekët tashmë thonë se nuk duhet ta marrin vaksinën njerëzit me një histori të reaksioneve të rëndësishme alergjike ndaj përbërësve tek vaksina e Pfizer-BioNTech.

Profesori Munir Pirmohamed, një mjek i cili ka vlerësuar sigurinë e vaksinës në saje të Mbretërisë së Bashkuar tha se përfitimet janë më të mëdha se rreziqet.

“Është jashtëzakonisht e sigurt. Unë e them këtë edhe për familjen time”, u shpreh ai. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë