Nga Shqipëria janë raportuar shifra të larta të të prekurve me koronavirus gjatë këtyre 24 orëve.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri, 1007 persona kanë rezultuar pozitive nga 3849 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas Ministrisë 6 pacientë nuk e kanë fituar betejën me coronavirusin.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 404 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Ndërkohë 581 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve 48,958 që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (3 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1007
Të shëruar në 24 orë 581
Të shtruar në spitale 404
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3849
Testime totale 369,158
Raste pozitive 80,941
Raste të shëruara 48,958
Raste Aktive 30,579
Humbje jete 1404
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 17308
Fier 2607
Durrës 1725
Shkodër 1517
Vlorë 1483
Elbasan 1424
Lezhë 1071
Korçë 979
Berat 931
Gjirokastër 628
Kukës 480
Dibër 426