Hën, Mar 30, 2026
Banner Top
Banner Top
Mosmarrëveshja për parking përfundon me rrahje, policia arreston katër të dyshuar

Një rrahje ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur t’i arrestojë katër persona të dyshuar dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor.

lora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë ka thënë për IndeksOnline se nga informatat fillestare dyshohet që deri te rrahja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje për çështje parkingu.

Deri më tani dy persona kanë kërkuar trajtim mjekësor, përderisa policia ka iniciuar një hetim lidhur me ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë rastin

Youtube

Arkiva

Kategoritë