Shpërndarja e 200 milionë dozave të vaksinës së koronavirusit, është planifikuar të bëhet në Europë deri në shtator të vitit 2021.
Në nëntor Komisioni Evropian ka përfunduar kontratën me Pfizer për 300 milionë doza. Dërgesat e para të kësaj vaksine janë dorëzuar në shtetet evropiane më 26 dhjetor.
“Shpërndarja do të fillojë në mënyrë progresive. Vaksinat do të fillojnë t’u jepen grupeve prioritare të identifikuara nga Shtetet Anëtare,” vazhdoi ai, duke theksuar se furnizimet e vaksinave pritet të rriten me kalimin e kohës me miratimin e parashikuar rregullator të kandidatëve shtesë të vaksinave. Për shumicën e kontratave të lidhura, shumica e dërgesave parashikohet të përfundojnë në 2021. Sipas disa kontratave, dërgesat e para pritet të fillojnë tashmë në tremujorin e parë të 2021,” shkruan CNN.













