Çrregullimi bipolar është një gjendje mendore, që fillon në adoleshencë të vonshme ose në rini të hershme. Njerëzit që kanë këtë lloj çrregullimi, mund të përjetojnë ndërrim të humorit – nga depresioni në episode manike.
Është e rëndësishme të potencohet, që shumë adoleshentë përjetojnë ndërrime të humorit, për shkak të ndryshimit hormonale që përjetojnë. Por çrregullimi bipolar në anën tjetër, është një gjendje që pengon përditshmërinë e personit dhe kërkon të trajtohet.
Pra bipolarët kanë ndryshime drastike të humorit të tyre, dhe zakonisht ndjehen ose në depresion ose në lumturi të paarsyeshme.
Gjatë episodeve manike, personi ndihet me shumë energji ose i lumtur e aktiv. Zakonisht e përshkruajnë veten si tejet të lumtur dhe gjatë kësaj periudhe ata mund të kenë edhe sjellje impulsive.
Kurse gjatë episodeve depresive, bipolarët ndihen të pashpresë, të mërzitur e pa energji. Në ato ditë, ata nuk janë fare aktiv dhe nuk shfaqin interes për asgjë.
Ende nuk ka një kurë për çrregullimet bipolare, por njerëzit mund t’i menaxhojnë simptomat nëse bëjnë trajtime të ndryshme, ku përfshihen meditimi, terapia dhe ndryshimi i mënyrës së jetesës.












