Së fundmi qerpikët artificial janë ato që çdo vajzë dëshiron.
Por ata kanë shumë pasoja negative njëra prej të cilave është dhe dëmtimi I qerpikëve natyral.
Për mos të rrezikuar që t’ju bien dhe qerpikët që keni ka disa mënyra dhe maska me anë të së cilave mund të zgjasni qerpikët tuaj dhe ti bëni sytë më të bukur.
Zakonisht përdoren lulet e thara të kamomilit, që pasi ziejnë në ujë të ngrohtë, konsumohen në formën e çajit.
Me ndihmën e një brushe të qerpikëve lyeni ata dhe lërini ta përthithin plotësisht.
Përsëriteni disa herë gjatë ditës dhe do të befasoheni nga rezultati.
Vaji i ullirit është përbërës i rëndësishëm edhe në shumë maska për flokët, fytyrën dhe trupin, por sot ju këshillojmë ta përdorni për qerpikët.
Ai përmban acidë yndyrorë Omega-3 dhe vitaminë E që nxisin rritjen e qerpikëve, i ushqejnë ata dhe i mbajnë të hidratuar.