Sht, Tet 17, 2026
Banner Top
Banner Top
244 raste të reja me COVID-19 në Prishtinë

Insitutti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në 24 orët e funditm 590 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sërish, Prishtina prin me më së shumti raste me koronavirus me gjithsej 244.

‘’Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 244 raste, Mitrovicë 46 raste, Podujevë 35 raste, Fushë-Kosovë 32 raste, Gjilan 25 raste, Lipjan 25 raste, Viti 24 raste, Vushtrri 22 raste, Drenas 21 raste, Gjakovë 21 raste, Obiliq 20 raste, Ferizaj 13 raste, Prizren 13 raste, Kamenicë 10 raste, Skenderaj 6 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Kaçanik 4 raste, Pejë 4 raste, Dragash 3 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Klinë 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Novobërdë, Zubin-Potok’’, shkruhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Youtube

Arkiva

Kategoritë