Mër, Tet 21, 2026
Banner Top
Banner Top
Prishtinë: Ra nga gjashtë metra lartësi, vdes 40 vjeçari

Një 40-vjeçar ka vdekur pasi ka rënë ka një lartësi prej afro gjashtë metrash.

Viktima në momentin e rënie kishte qenë duke e rregulluar ndriçimin e një skene teatrale.

Fillimisht ai ishte dërguar në Qendren Klinike dhe Universitare.

Kështu për Klan Kosovën Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 14:20 është marrë informata se një person, mashkull, rreth 40 vjeç, deri sa ka qenë duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale ka rënë nga një lartësi prej 5- 6 metrash. Për pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe nga ekipi i mjekëve emergjent është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin. Nga QKUK bëhet me dije se i lënduari ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë