Sht, Tet 17, 2026
Banner Top
Banner Top
Fshati Oymayakon në Siberi, aty ku nxënësit detyrohen të shkojnë në shkollë në minus 50 gradë celsius

Nxënësit rus në Siberi, që konsiderohet si rajoni më i ftohtë në planetin Tokë, janë filmuar duke shkuar në shkollë në temperaturat minus 50 gradë celsius.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq nxënësit e veshur me rroba të trasha duke pritur autobusin që t’i dërgojë në shkollë, në temperature që arrijnë deri në minus 51 gradë në fshatin Oymyakon të Siberisë.

Në shkollën e këtij fshati shkollat mbyllet vetëm nëse temperaturat bien në minus 52 gradë apo edhe më poshtë- e kjo vlen në veçanti për nxënësit e moshës 11 vjeç apo edhe më të ri.

Megjithatë nxënësit detyrohen të ecin deri në klasat e tyre përmes rrugëve të mbuluara nga bora, e qerpikët e syve i kanë të ngrirë nga temperaturat e ulëta.

Madje ata me të hyrë në shkollë i nënshtrohen procedurave standarde të pandemisë së koronavirusit, duke ua matur temperaturën e trupit me qëllim që të mos ketë ndonjë të infektuar që mund t’ua rrezikojë shëndetin edhe të tjerëve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë