Afro një muaji më parë, Ministria e Shëndetësisë hartoi një grup punues për hartimin e një protokolli për përdorimin e plazmës konvalescente për pacientët me koronavirus.
Sipas ministrit Zemaj, grupi i ekspertëve është duke punuar intensivisht, në mënyrë që të fillojë sa më shpejtë trajtimi i pacientëve me këtë metodë.
Në një intervistë dhënë për KosovaPress, Zemaj u shpreh se protokolli për miratimin e kësaj terapie do të miratohet shpejt.
Ndër të tjera, ministri i Shëndetësisë foli edhe për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, ku premtoi se qytetarët tanë do ta gëzojnë këtë vaksinë sa më shpejt që të jetë e mundur, transmeton Telegrafi.
Edhe vaksina për grip sezonal ishte një temë jo pak e diskutueshme. Lidhur me këtë cështje, Zemaj theksoi se janë siguruar 170 vaksina për grip sezonal dhe janë duke punuar edhe për 50 mijë të tjera. /familjajone













