Sot rreth orës 18:00 një barnatore në bulevardin “Dëshmorët e kombit” është përfshirë në flakë.
Lajmi u bë i ditur nga zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi, raporton Klan Kosova.
Nga ky zjarr i kapluar nuk është raportuar asnjë i lënduar.
“Në orën 18:04, policia është njoftuar për zjarrë në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, Prishtinë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar ekipet e zjarrfikësve që i janë përgjigjur njoftimit. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar”, thuhet në njoftim. /familjajone













