Pre, Tet 16, 2026
Banner Top
Banner Top
U përfshinë në rrahje, Policia e Kosovës arreston tre persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi janë përfshirë në rrahje.

Sipas raportit të tyre, në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, një person ka sulmuar fizikisht katër persona të tjerë, duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Sulmuesi u dërgua në mbajtje, ndërsa viktimat morën trajtim mjekësor, transmeton Telegrafi.

Kurse në “Bulevardin e Dëshmorëve” janë arrestuar dy persona të tjerë, të cilët kanë sulmuar një person mashkull. Viktima është dërguar në trajtim mjekësor, kurse sulmuesit janë liruar me procedurë të rregullt. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë