Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar Qeverinë për masat e marra gjatë pasditës së sotme.
“Mbyllja e krejt bizneseve përderisa kufijtë janë të hapur vecse është motiv për qytetarët tonë me ja mësy Tiranës e Shkupi që nuk e kanë gjendjen fare më të mirë se ne.
Informimi i kryetarëve të komunave dhjetë minuta para publikimit në media nuk është konsultim”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.













