Me datën 9 nëntor në ora 11:00 do të mbahet paraqitja e parë e Jakup Krasniqit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Krasniqi u arrestuar me datën 4 nëntor nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në pot ë njëjtën ditë.
Sipas aktakuzës Krasniqi është i dyshuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.