Sarah Dickinson ndiente shpesh dhimbje të gjirit para shtatzënisë. Dhimbja në këtë pjesë të trupit filloi të shtohej, por ajo e konsideronte si dicka normale para procesit të shtatzënisë.
Ndonëse mjekët i thanë që ishte dicka normale, pasi po hapeshin kanalet e qumështit, por një ultratingull tregoi se dicka nuk shkonte. Sarah kishte kancer.
Është kjo historia e Sarah Dickinsonit, amerikanes që e mori vesh vetëm pasi lindi fëmijën e saj, Andrewn, se ishte e sëmurë me kancer.
Seancat e shpeshta me mjekë para shtatzënisë jepnin gjithnjë rezultatet e njëjta. Gjendja shëndetësore ishte shumë e mirë dhe dhimbja ishte dicka normale në këtë periudhë. Sarah ishte 35 vjece dhe rasti i saj konsiderohej si “shtatzëni e rrezikshme” për shkak të moshës që kishte.
Pas disa kontrolleve në të cilat konkludohej se maja e gjirit ishte në gjendje shumë të mirë, Sarah e lindi djalin e saj, mirëpo nuk e ushqente me gjirin e majtë, anë në të cilën ndiente një lloj djegie.
Skanimet e mëtutjeshme vërenë se cista që ishte shfaqur në gji para lindjes kishte filluar të rritej, gjë që përbënte problem serioz. Nuk zgjati shumë dhe u mor vesh se Sarah ishte e sëmurë me kancer.
“Unë fillova të qaja. Tashmë nuk isha mirë”, rrëfen ajo për Health.
Tashmë ajo ndihet më mirë dhe i falënderohet Zotit që kanceri u formua pas lindjes së fëmijës, ashtu që nuk e ka afektuar aspak atë.













