Kryetarja e LSI-së në Shqipëri, Monika Kryemadhi habiti me deklaratat e saj pak kohë më parë nga mali i Shenjte i Tomorrit kur bëri parashikimin se kush beson në Zot do të jetojë i lumtur pa COVID-19.
Për të treguar se sipas saj koronavirusi nuk ekziston kryetarja e LSI-së shfaqet pa maskë dhe pa marrë asnjë masë anticovid edhe në takimet e saj elektorale.
Opozita e bashkuar duket ka qëndrime të ndryshme për ekzistencën e koronavirusin. Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha, doli sërish sot para mediave për të kërkuar rritjen e numrit të testimeve, por a beson kryedemokrati në e aleates së saj, e cila bën thirrje qytetarëve të mos keni frikë nga Covidi pasi i mbron Zoti.
Basha: Aleatja ime nuk është në qeveri nuk merr vendime. Pyetja që kam unë është: Edi Rama nuk po bën testime sepse nuk beson tek covid?
Përgjigjia është jo.
Ndryshe nga Monika Kryemadhi, Lulzim Basha ka vendosur të zbatoje rregullat e autoriteteve shëndetësore dhe ne daljet e tij publike shfaqet me maskë./Top-Channel.