Kroacia ka shënuar numrin më të lartë të të infektuarve brenda ditës që prej fillimit të pandemisë.
Sipas autoriteteve shëndetësore atje, gjatë 24 orëve janë regjistruar 2 mijë e 378 të infektuar, ndërsa 23 pacientë kanë vdekur si pasojë e pandemisë, transmeton Koha.net.
Deri më tani në Kroaci janë shënuar 40 mijë e 999 të prekur nga koronavirusi dhe kanë vdekur 492 persona.