Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Shpërthim në Turqi

Një shpërthim ka ndodhur në qytetin e Iskenderunit të Turqisë, mirëpo që nuk ka të lenduar.

Ambulancat dhe skuadrat e policisë u dërguan në rrethin e Iskenderunit të provincës jugore të Hatayit të Turqisë pasi një shpërthim tronditi qendrën e qytetit.

Kryetari i Hatayit, Rahmi Dogan shkroi në rrjetet sociale se nuk kishte viktima dhe se policia ka dal në vendin e ngjarjes.

Të hënën vonë, Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu tha se dy terroristët e përfshirë në shpërthim u neutralizuan.

Gjithashtu edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka lavdëruar forcat policore për neutralizimin, sipas tij, të terroristëve që po mundohen me çdo kusht na ndajnë vendin.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK – e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjet e gati 40 mijë njerëzve, përfshirë gratë, fëmijët dhe foshnjat. /Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë