Uellsi dhe Anglia po iu nënshtrohen masave të rrepta për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Qyteti i Mançesterit do të ju bashkangjitet rajonit të Liverpulit në raport me masat strikte, ndërsa në Uells 2.7 milionë banorë nuk kanë të drejtë të dalin pas orës 18:00.
Krejt këto masa vijnë pas numrit të lartë të të infektuarve të shfaqur ditëve të fundit. Në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar 189 vdekje dhe mbi 21 mijë raste të infektimeve vetëm të enjtën, raporton BBC.
Meqë Krishlindjet janë afër, ministri Stephan Barclay e sheh shumë të arsyeshme ndërmarrjen e veprimeve të tilla restriktive, në mënyrë që kjo festë të kalohet sa më mirë dhe pa shumë të infektuar. /familjajone












