Prejse ka filluar pandemia, të vetmet mënyra për t’u mbrojtur nga ajo kanë qenë pastrimi i shpeshtë i duarve, vendosja e maskave dhe mbajtja e distancës.
Edhe pse të trija janë konsideruar efektive nga ekspertët shëndetësorë, është një lloj i maskes i cili nuk mund të japë efekt në parandalimin e shpërndarjes së virusit kur përdoret si e vetme. Është fjala pikërisht për maskën plastike e cila po përdoret shumë nga njerëzit si mburojë ndaj COVID-19.
Të pyetur për këtë, shumë ekspertë shëndetësorë e kanë kontestuar rolin e saj në mbrojtjen ndaj koronavirusit kur vendoset si e vetme, pa maskën tjetër.
Virusi shpërndahet përmes spërklave, prandaj hapësira që ka kjo mburojë plastike nuk e mundëson mbrojtjen totale nga ai.
Sidoqoftë, roli i maskës plastike është i madh kur ngjitet së bashku me maskën tjetër me të cilën mbulojmë gojën dhe hundën, pasi ky bashkim na mbulon fytyrën si tërësi dhe nuk kanë nga të dëpërtojnë spërklat.













