Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Koronavirusi  – Rreth 40,8 milionë raste të konfirmuara në mbarë botën

COVID-19 ka shkaktuar të paktën 1 milion e 124 mijë e 974 të vdekur dhe mbi 40 milionë e 786 mijë e 216 të infektuar në të gjithë botën që nga shfaqja e tij në dhjetor 2019, ndërkohë që më shumë se 30 milionë e 451 mijë e 155 pacientë janë shëruar.


Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, epiqendër globale e pandemisë së koronavirusit, janë regjistruar mbi 225 mijë e 411 të vdekur dhe 8 milionë e 466 mijë e 69 raste të konfirmuara. Gjatë një tubimi në Prescott të shtetit Arizona, Presidenti Donald Trump kritikoi ekspertin më të lartë amerikan për sëmundjet infektive, Anthony Fauci. “Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar Faucin dhe të gjithë këta idiotët e tjerë. Sa herë që del ai në televizor, gjithmonë ka një bombë. Por do të ishte një bombë më e fuqishme nëse e pushoja nga puna. Fauci është katastrofë”, tha ai.
Ministria e Shëndetësisë në Brazil, vendi më i prekur në Amerikën Latine, njoftoi se ka arritur në 5 milionë e 251 mijë e 127 numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend, ndërsa bilanci total i viktimave ka shkuar në 154 mijë e 226.

Meksika raportoi se numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur me 171 në 24 orët e fundit duke shkuar në 86 mijë e 338, kurse ai i të infektuarve është shtuar me 3 mijë e 699 dhe ka arritur në 854 mijë e 926.
Kurse në disa vende të tjera të Amerikës Latine të dhënat e COVID-19 janë: Peru 33 mijë e 820 vdekje për 870 mijë e 876, Kolumbi 29 mijë e 102 vdekje për 965 mijë e 883 raste.
Argjentinë 26 mijë e 716 vdekje për 1 milion e 2 mijë e 662 raste,
Kili 13 mijë e 676 vdekje për 493 mijë e 305 raste dhe Ekuador 12 mijë e 395 vdekje për 153 mijë e 423 raste.

Mbretëria e Bashkuar, vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë, njoftoi se humbjet e shkaktuara nga koronavirusi i ri kanë arritur në 43 mijë e 726, ndërsa infektimet në 741 mijë e 212. Shkencëtarët britanikë po vazhdojnë të kërkojnë vullnetarë që do të ekspozohen ndaj këtij virusi në kushte të kontrolluara, gjë që do të përshpejtojë testimin e vaksinës.
Numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 në Francë ka shkuar në 33 mijë e 623 dhe ai i të infektuarve në 910 mijë e 277.
Italia, ku për shkak të llojit të ri të virusit korona kanë humbur jetën 36 mijë e 616, numri i përgjithshëm i personave të infektuar ka shkuar në 423 mijë e 578.
Në Spanjë, vendi me numrin më të lartë të rasteve në Evropë, COVID-19 u ka marrë jetën 33 mijë e 992 njerëzve gjithsej. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se të infektuarit janë tashmë 1 milion e 15 mijë e 795 veta.

Autoritetet shëndetësore në Portugali raportuan se 15 persona kanë humbur jetën për shkak të komplikimeve nga koronavirusi gjatë ditës së fundit dhe se 1 mijë e 876 të tjerë janë infektuar. Numri i viktimave në vend ka shkuar në 2 mijë e 213 dhe ai i rasteve të konfirmuara në 103 mijë e 736.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Rusi ka arritur në 1 milion e 431 mijë e 635, ai i viktimave në 24 mijë e 635 dhe i pacientëve të shëruar në 1 milion e 85 mijë e 608. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksionit të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 16 mijë e 319 raste dhe 269 vdekje të reja.

Australia bëri me dije se vdekjet nga koronavirusi i ri në vend janë 905. Sipas rezultateve të testeve në 24 orët e fundit, 30 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë duke e çuar numrin total të infektimeve në 27 mijë e 429.

Zelanda e Re ka raportuar deri më sot gjithsej 25 të vdekur si pasojë e komplikimeve nga COVID-19 dhe 1 mijë e 887 të infektuar.
Numri i i të infektuarve me koronavirusin e ri në Afrikë ka shkuar në 1 milion e 665 mijë e 60, kurse numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 39 mijë e 991. Shifra më e lartë e viktimave në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 18 mijë e 492 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 6 mijë e 130 dhe Maroku me 2 mijë e 976.

Në Mauritius tashmë nuk ka mbetur asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje. Për sa i përket numrit të të infektuarve, kryeson Afrika e Jugut me 705 mijë e 254 raste, ndërkohë që pas saj radhiten Maroku me 175 mijë e 749 dhe Egjipti me 105 mijë e 547 raste. Në Afrikë janë shëruar 1 milion e 367 mijë e 151 pacientë deri më tani.

Në Kinë, vendi ku lloji i ri i koronavirusit u shfaq për herë të parë në fund të vitit 2019 dhe që andej u përhap vrullshëm në tërë botën, janë regjistruar deri më sot 85 mijë e704 të infektuar dhe 4 mijë e 634 viktima.

India njoftoi se numri i të infektuarve me virusin e ri korona është rritur në 7 milionë e 626 mijë e 261, ndërsa numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 115 mijë e 552. Deri më tani, numri i indianëve që janë shëruar nga kjo sëmundje ka arritur në 6 milionë e 763 mijë e 492.

Youtube

Arkiva

Kategoritë