Edhe nëse jeni të lidhur shumë me familjen, janë disa gjëra që nuk bën t’i tregoni atyre – kjo për arsye se ata mund të lëndohen.
Më poshtë mund t’i lexoni disa prej rasteve që nuk bën t’i flisni me antarët e familjes.
Për problemet që i keni në lidhje
Nëse familjarëve ua tregoni secilin detaj të lidhjes, ata do lëndohen dhe do ta mbajnë në mend atë gjë. Prandaj nëse nuk jeni duke u ndarë përfundimisht, nuk është mirë që t’i shqetësoni familjarët.
Planet për fëmijë
Prindërit tuaj mund të dëshirojnë të bëhen gjyshër, por ky vendim të takon ty dhe partnerit apo partenrës tëndë.
Të ua kujtoni ‘gabimet’ e së kaluarës
Nëse pas cdo debate ua kujton prindërve një gabim që kanë bërë vite më parë, atëherë ata do të lëndohen shumë. Prandaj gjërat e së kaluarës lëni në të kaluarën.













