Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ushqyeshmëria gjatë pandemisë COVID- 19

Action For Mothers and Children

Ushqyeshmëria gjatë pandemisë COVID- 19.
Mirëushqyerja gjatë pandemisë COVID-19 është thelbësore. Ndërkohë që asnjë suplement apo ushqim nuk na mbron nga infektimi me COVID-19, ushqimi i shëndetshëm dhe i ekuilibruar mund të na siguroj një imunitet të fortë dhe përballje më të lehtë me sëmundjen.Ushqimet që ne konsumojmë ndikojnë në florën tonë bakteriale, e cila është një pjesë shumë e rëndësishme e sistemit imunitar.

Pamjaftueshmëria në energji, proteina, dhe disa lëndë ushqyese specifike lidhen me ulje të mbrojtjes së organizmit nga viruse dhe bakterje të rrezikshme.Marrja e mjaftueshme e Hekurit, Zinkut, dhe vitaminave A,E, B6, dhe B12 është thelbësore për mbarëvajtjen e sistemit imunitar. Prandaj, është shumë e rëndësishme të evitojmë mungesat ushqimore si përpara, ashtu edhe gjatë dhe pas një infektimi viral si COVID-19.
Nga ana tjetër, pandemia na ka përballur me ulje të lëvizjes fizike, mbikonsum të ushqimit dhe si rrjedhojë mbipeshë, e cila gjithashtu mund të dëmtoj imunitetin tonë.

Kjo kampanjë është në kuadër të projektit “Fuqizimi i sistemit shëndetësor dhe përmirësimi i gjendjes së ushqyeshmërisë në fëmijërinë e hershme dhe fëmijët në moshë shkollore” i cili mbështetet nga Unicef Kosovo Programme

Image may contain: text

/Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë