Sht, Qer 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Krasniqi: 22 persona në Klinikën Infektive me oksigjenoterapi, dy tjerë në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të hospitalizuar 59 pacientë me Covid-19, prej të cilëve dy janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu ka bërë të ditur infektologu, Valbon Krasniqi .

“Sot në Klinikën Infektive kemi të shtrirë 59 pacientë me COVID-19. Prej tyre 22 janë me oksigjeno terapi në gjendje të rëndë dhe dy pacientë të tjerë janë të shtrirë në repartin intensiv në gjendje shumë kritike”, tha ai.

Krasniqi thotë se për momentin në Kosovë janë rreth 700 raste aktive dhe mund të ketë edhe qindra raste tjera të kontaktit që në të ardhmen mund të rrezikojnë kapacitetet tona shëndetësore.

“Klinika Infektive ka në dispozicion 126 shtretër, mirëpo gjatë kësaj jave jemi në përgatitje edhe të Klinikës së Pulmologjisë dhe Dermatologjisë për të shtuar kapacitetet në rast se kalohen kapacitetet e Klinikës Infektive. Pra me këto zgjerime kemi gjithsejtë rreth 250 shtretër në dispozicion”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë