Era e rëndë e gojës në mëngjes është mëse normale, por nëse ndjeni që fryma juaj nuk është e freskët gjatë gjithë ditës, kjo mund të jetë shenjë e disa problemeve shëndetësore.
Ndonëse ekzistojnë shumë mënyra si të trajtoni këtë shqetësim, së pari duhet të dini arsyen që fshihet pas erës së gojës.
Më poshtë do të lexoni të gjitha shkaqet e frymës së rëndë.
Dehidratimi
Era e rëndë në gojës, është shenjë e një organizmi të dehidratuar. Nëse grimcat e ushqimit nuk janë larguar plotësisht nga goja, era e frymës nuk do të jetë e freskët.
Rrezik i lartë për sëmundje të zemrës
Shumica prej nesh nuk e dinë se sëmundja e mishrave të dhëmbëve eshte e lidhur ngushtë me sëmundjet e zemrës. Në fakt, gingiviti është një shenjë e hershme e sëmundjes kardiovaskulare.
Bajamet
Fryma e rëndë mund të jetë shenjë e sëmundjeve të fytit ose bajameve të qelbëzuara. Bakteret që shkaktojnë inflamacionin e bajameve janë përgjegjëse për halitozën ose erën e keqe të gojës.
Ulçera e stomakut
Simptomat tipike të ulçerës së stomakut janë dhimbja e stomakut, urthi dhe era e rëndë e gojës.
Mbipesha
Sa më shumë mbipeshë të jetë një person është, aq më shumë i vjen erë goja. Nuk ka asnjë arsye të veçantë për këtë, por studiuesit besojnë se mosfunksionimi biologjik luan një rol kryesor.
Diabeti
Një problem tjetër shëndetësor që shkakton erën e gojës është diabeti, për shkak të prodhimit joadekuat të insulinës./Familja Jonë