Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Këta janë shkaktarët e kancerit të mushkërive tek jo-duhanpirësit

Deri në 20% të njerëzve që vdesin nga kanceri i mushkërive në Shtetet e Bashkuara çdo vit nuk kanë pirë duhan ose përdorur ndonjë formë tjetër të duhanit.  Në fakt, nëse kanceri i mushkërive te jo duhanpirësit do kishte kategorinë e vet të veçantë, ai do të renditej në mesin e 10 kancereve fatale në Shtetet e Bashkuara.

Është akoma e vërtetë që të qëndrosh larg duhanit është gjëja më e rëndësishme që dikush mund të bëjë për të ulur rrezikun nga kanceri në mushkëri. Por, përpos duhanit, ka edhe faktorë të tjerë rreziku.

Studiuesit kanë bërë shumë përparime gjatë dekadës së kaluar në të kuptuarit se çfarë e shkakton kancerin në mushkëri te njerëzit që nuk kanë pirë kurrë duhan.

Më poshtë mund t’i mësoni shkaktarët:

Radoni

 Shkaku kryesor i kancerit të mushkërive tek jo duhanpirësit është ekspozimi ndaj gazit të radonit, sipas Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA). Ajo llogarit rreth 21,000 vdekje nga kanceri i mushkërive çdo vit. Rreth 2,900 nga këto vdekje ndodhin në njerëz që kurrë nuk pinin duhan. Radoni ndodh natyrshëm jashtë në sasi të padëmshme, por ndonjëherë bëhet i përqendruar në shtëpitë e ndërtuara në tokë me depozita natyrale të uraniumit. Studimet kanë zbuluar se rreziku i kancerit të mushkërive është më i lartë tek ata që kanë jetuar për shumë vite në një shtëpi të ndotur nga radoni.

Tymi i dorës së dytë

 Çdo vit, rreth 7,000 të rritur vdesin nga kanceri në mushkëri si rezultat i marrjes së tymit të dorës së dytë. Mirëpo, ligjet që ndalojnë pirjen e duhanit në vende publike kanë ndihmuar në zvogëlimin e këtij rreziku.

Ndotja e ajrit

 Ndotja e ajrit si brenda ashtu edhe ajo e jashtme kontribuojnë në kancerin e mushkërive. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) klasifikon ndotjen e ajrit në natyrë si një agjent shkaktues i kancerit (kancerogjen). Sidoqoftë, rreziku i kancerit të mushkërive i lidhur me ndotjen e ajrit mendohet të jetë më i ulët në SHBA sesa në shumë vende të tjera për shkak të politikave që kanë ndihmuar në uljen e niveleve të ekspozimit.

Mutacionet gjenetike

Studiuesit po mësojnë gjithnjë e më shumë se çfarë po i kthen qelizat në kanceroze, dhe se si qelizat e kancerit të mushkërive ndryshojnë midis njerëzve që nuk kanë pirë kurrë duhan dhe duhanpirësit. Të kuptuarit se si ndryshimet e gjeneve bëjnë që qelizat e kancerit të mushkërive të rriten, ka ndihmuar studiuesit të zhvillojnë terapi të synuara, ilaçe që posaçërisht synojnë këto mutacione./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë