Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ndikon noti në shtatzëni?

Shtatzënia është koha më e bukur në jetën e një gruaje. Është një periudhë që kërkon shumë vëmendje dhe kujdes në çdo kohë.

Një grua shtatzënë mund të vijojë punën deri në muajin e nëntë, nëse shtatzënia ec siç duhet. Sigurisht që nuk duhet qëndruar gjatë në këmbë, mirëpo këshillohet që të ecin sa më shumë.

Një ndër aktivitetet më të mira për gratë shtatzëna është sporti i notit, për arsye se vë në lëvizje të gjithë muskujt. Për sa i përket lëndimeve, është i parrezikshëm për trupin. Uji rregullon temperaturën duke mos e lënë të ngritet më shumë se që duhet. Dhe në fund, sigurisht, pasi pesha juaj është më e madhe gjatë shtatzënisë, në ujë do të ndiheni tejet të lehta.

Qëndrimi në ujë, normalizon ënjtjen e këmbëve dhe duarve, të cilat janë të zakonshme në shtatzëni. Koha që preferohet për femrat shtatzëna të bëjnë not, është 20 deri në 30 minuta më së shumti, disa herë në javë.

Por, për të nisur një sport, së pari duhet të konsultoheni me mjekun tuaj./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë