Fëmijët në Kosovë kanë bërë përparim në disa fusha të rëndësishme, por pabarazitë vazhdojnë, veçanërisht për fëmijët romë, ashkali dhe egjiptianë. Këto janë disa nga gjetjet e Anketës së Treguesve të Shumëfishtë (MICS) 2025, të publikuara sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe UNICEF-i në Kosovë.
Lexoni komunikatën e plotë më poshtë për të gjitha gjetjet e MICS 2025.
Më shumë fëmijë mbijetojnë dhe ndjekin edukimin parashkollor në Kosovë, por pabarazitë
e thella vazhdojnë për fëmijët romë, ashkali dhe egjiptianë, konfirmon anketa e re MICS
15 shtator 2026, Prishtinë – Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe UNICEF-i në Kosovë publikuan sot
gjetjet e Anketës së Treguesve të Shumëfishtë (MICS) 2025, anketës më gjithëpërfshirëse të ekonomive
familjare mbi gjendjen e fëmijëve, grave dhe familjeve në Kosovë. Gjetjet tregojnë përparim të dukshëm
për fëmijët, por njëkohësisht zbulojnë pabarazi të vazhdueshme dhe, në disa fusha, të theksuara që prekin
fëmijët romë, ashkali dhe egjiptianë.
Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, z. Avni Kastrati theksoi: “Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës,
jemi të përkushtuar për të prodhuar të dhëna cilësore dhe ndërkombëtarisht të krahasueshme që i shërbejnë
interesit publik. Gjetjet e MICS 2025 ofrojnë dëshmi thelbësore për monitorimin e progresit, identifikimin e
pabarazive dhe mbështetjen e politikave që përmirësojnë jetën e fëmijëve dhe familjeve në mbarë Kosovën.”
Si rundi i tretë i MICS-it në Kosovë, pas anketave të viteve 2014 dhe 2020, kjo anketë mundëson vlerësimin
e përparimit ndër vite: mbijetesa e fëmijëve është përmirësuar, pjesëmarrja në edukimin në fëmijërinë e
hershme është më shumë se dyfishuar, gatishmëria për shkollë ka vazhduar të rritet dhe përdorimi i
disiplinës jo të dhunshme është shtuar. Megjithatë, pabarazitë mbeten të mëdha, me fëmijët romë, ashkali
dhe egjiptianë që përballen me rreziqe dukshëm më të larta në mbijetesë, ushqyerje, arsim dhe mbrojtje.
“Gjetjet e reja të MICS-it tregojnë se përparimi për fëmijët në Kosovë është real, por ende jo i barabartë. Tashmë
kemi tri raunde të dëshmive të krahasueshme që tregojnë se ku investimet po japin rezultate dhe ku fëmijët ende
po mbeten prapa. Detyra e përbashkët është e qartë: t’i përdorim këto të dhëna për të orientuar burimet dhe
shërbimet në mënyrë që çdo fëmijë të mund të mbijetojë, të mësojë, të mbrohet dhe të zhvillohet,” tha Veronika
Vashchenko, Shefe e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë.
Gjetjet kryesore tregojnë se vdekshmëria neonatale ka rënë nga 11 në 8 vdekje për 1,000 lindje të gjalla në
Kosovë, rënie 27% nga viti 2020, ndërsa tek komunitetet romë, ashkali dhe egjiptian ka rënë nga 21 ne 15,
një rënie prej 29% nga viti 2020. Imunizimi i plotë tek fëmijët e moshes 24-35 muaj qëndron në 76% tek
popullata e përgjithshme dhe 44% tek fëmijët e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian.
Pjesëmarrja në edukimin në fëmijërinë e hershme për fëmijët e moshës 3-4 vjeç është më shumë se
dyfishuar, nga 15 %, në vitin 2020 në 36 %, në vitin 2025, por mbetet rreth 7% ,tek fëmijët romë, ashkali
dhe egjiptianë. Hendeku në arsim dhe mbrojtje mbeten gjithashtu të theksuara. Vijueshmëria në shkollë në
popullatën e përgjithshme është 96 % në arsimin fillor, 95%, në arsimin e mesëm të ulët dhe 89%në
arsimin e mesëm të lartë, ndërsa tek fëmijët romë, ashkali dhe egjiptianë ajo bie nga 83%, në arsimin fillor
në 27 %, në arsimin e mesëm të lartë. Disiplina e dhunshme ka rënë nga 72 në 64% , ndërsa dhuna e rëndë
nga 6 në 2%, por dhuna ndaj fëmijëve mbetet ende e përhapur.
Ushqyerja paraqet një sfidë tjetër në Kosovë. 24% e fëmijëve të moshës 5-9 vjeç dhe 32% e fëmijëve të
komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian konsiderohet se janë mbi peshë. 57% e fëmijëve të moshës 6-23
muaj dhe 80% e fëmijëve të komunitetetve romë, ashkali dhe egjiptian konsumojnë ushqim jo të
shëndetshëm.
Transferet sociale arrijnë 94% %, të fëmijëve nën moshën 18 vjeçare dhe 80% të popullsisë qe që jetojne në
familje dhe që pranojnë çfarëdo lloji të transfereve sociale, ofruar një bazë të rëndësishme për një
mbrojtje sociale më të ndjeshme ndaj nevojave të fëmijëve.
MICS 2025 bazohet në afro 14,000 intervista të realizuara në 6,928 ekonomi familjare përmes dy anketave
të ndara. Të dhënat mund të ndahen sipas vendbanimit, seksit, moshës, arsimit, pasurisë, përkatësisë
etnike dhe statusit të aftësisë së kufizuar, duke ndihmuar institucionet të shohin përtej mesatareve dhe të
identifikojnë vendet ku pabarazitë vazhdojnë. Treguesit e saj mund të mbështesin vendimmarrjen politike
dhe buxhetore, të forcojnë llogaridhënien dhe të monitorojnë progresin ndaj zotimeve kombëtare dhe
ndërkombëtare, përfshirë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Gjetjet u ofrojnë institucioneve të Kosovës, partnerëve zhvillimorë, shoqërisë civile, akademisë dhe
komuniteteve një bazë të përbashkët dëshmish për të ruajtur arritjet dhe për të përshpejtuar progresin për
fëmijët, veçanërisht për ata që mbeten më së shumti prapa.
MICS është një program global i anketave të ekonomive familjare i zhvilluar dhe mbështetur nga UNICEF-i,
i cili prodhon të dhëna statistikisht të besueshme dhe ndërkombëtarisht të krahasueshme për fëmijët,
gratë dhe ekonomitë familjare. Udhehequr nga Agjencia e Statistikave të Kosovës me UNICEF-in MICS 2025
ne Kosove u financua nga qeveria, UNICEF-i, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim – Ambasada e Zvicrës në
Kosovë, Zyra e Koordinatorit për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe UNFPA.













