Enj, Gus 20, 2026
Banner Top
Banner Top
“Religjioni dhe Mjekësia”, libri më i ri i Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqit

Besimi, shëndeti, jeta dhe rruga e njeriut drejt së vërtetës – këto janë disa nga temat që trajtohen në librin më të ri të Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqit, me titull “Religjioni dhe Mjekësia”.

Në një kohë kur zhvillimi i shkencës dhe mjekësisë u ka ofruar njerëzve gjithnjë e më shumë mundësi për trajtimin dhe shërimin e sëmundjeve, autori sjell një qasje që e sheh shëndetin përtej dimensionit fizik.

Libri trajton lidhjen mes besimit, shëndetit, mendjes, zemrës dhe shpirtit, duke e vendosur njeriun në qendër të këtij reflektimi.

Me një gjuhë të thjeshtë dhe njerëzore, Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi shtjellon disa prej pyetjeve që shoqërojnë njeriun në momentet më të vështira të jetës: Si ta kuptojmë sëmundjen dhe vuajtjen? Si ta forcojmë besimin në kohë sprovash? Si të jetojmë me shëndet, moral dhe qëllim? Dhe si të gjejmë paqe të brendshme në një botë gjithnjë e më të zhurmshme?

Përmes këtij botimi, autori synon të nxisë lexuesin drejt mendimit, përmirësimit personal dhe rikthimit te vlerat njerëzore, duke theksuar rëndësinë e harmonisë ndërmjet trupit, mendjes, zemrës dhe shpirtit.

“Religjioni dhe Mjekësia” vjen kështu si një ftesë për reflektim mbi jetën, shëndetin, besimin dhe përgjegjësinë e njeriut për zgjedhjet e tij.

“Shëndeti është bekim. Besimi është dritë. Dija është udhë. Dhe udha e drejtë është zgjedhja që e përcakton jetën tonë.”

Në promovimin e librit morën pjesë shumë personalitete nga fusha të ndryshme, përfshirë profesorë, akademikë, mjekë, biznesmenë dhe figura të njohura të jetës publike.

Në mesin e të pranishmëve ishin ish-Presidenti i Kosovës, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, ish-ministrja Hykmete Bajrami, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, si dhe shumë personalitete të tjera nga jeta akademike, shëndetësore, biznesore dhe publike.

Promovimi u shoqërua me fjalë rasti dhe diskutime mbi rëndësinë e librit dhe tematikën që trajton, ndërsa eventi u moderua nga moderatorja dhe autorja e emisionit “Familja Jonë”, Saranda Bujupi Rama.

Libri “Religjioni dhe Mjekësia” pritet të jetë së shpejti në shitje në libraritë në Kosovë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë