Mër, Kor 15, 2026
Banner Top
Banner Top
Expo Diaspora – organizimi më i madh për biznesin dhe mërgatën

Prishtina do të jetë qendra e takimit të biznesit dhe diasporës gjatë muajit gusht, me organizimin e EXPO DIASPORA 2026, ngjarjes që synon të bashkojë kompanitë më të suksesshme të Kosovës me bashkatdhetarët nga e gjithë bota.

Panairi do të mbahet nga 3 deri më 5 gusht në Flori Gallery Expo, në Prishtina Mall, ndërsa hapësirat ekspozuese do të mbeten të hapura për vizitorët deri më 18 gusht. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët dhe bashkatdhetarët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me produktet, shërbimet dhe ofertat e kompanive pjesëmarrëse.

Në EXPO DIASPORA 2026 do të prezantohen biznese nga fusha të ndryshme, përfshirë investimet, patundshmëritë, shërbimet financiare, turizmin, teknologjinë, shëndetësinë, bukurinë dhe brendet vendore. Organizatorët vlerësojnë se eventi do të krijojë mundësi të reja për partneritete, investime dhe bashkëpunim ndërmjet biznesit vendor dhe diasporës.

Organizatorët kanë ftuar të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në këtë organizim, duke theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve ekonomike dhe profesionale mes Kosovës dhe diasporës.

EXPO DIASPORA 2026 organizohet nga Java Multimedia Production – Kanal 10 dhe do të shoqërohet me mbulim të gjerë mediatik, transmetime speciale, emisione debatuese dhe raportime të vazhdueshme, me synimin për të promovuar bizneset pjesëmarrëse dhe historitë e tyre të suksesit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë